24-11-2024

Nesër japin betimin si kuvendar Islam Ukimeri dhe Getoar Besimi nga PDK

Nesër Kuvendi i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e katërt të rregullt për këtë vit.

Në këtë seancë janë parashikuar dhjetë pika të rendit të ditës. Mes tjerash do të shqyrtohet raporti financiar për periudhën janar – mars, për të vazhduar me shqyrtimin dhe miratimin e rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Poashtu, në këtë seancë do të japin betimin edhe dy kuvendarët e ri, Islam Ukimeri i cili ka zëvendësuar Kujtim Gashin, dhe Getoar Besimi që ka zëvendësuar Skender Sallaukën.
Ju kujtojmë se Gashi dhe Sallauka e kanë liruar pozitën në mënyrë vullnetare./04online.info

Asnjë koment

Comments are closed.