24-11-2024

Nesër mbahet mësim në “Gjon Buzuku”, përgënjeshtrohet lajmi i rrejshëm

Përmes një publikimi në një profil të rrejshëm në “facebook”, është shpërndarë një dezinformatë,  në të cilën është thënë, se gjoja të premten në gjimnazin e Prizrenit “Gjon Buzuku” nuk do të mbahet mësim, shkaku i defektit në sistemin e ngrohjes, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Drejtuesit e shkollës, kanë demantuar lajmin, duke thënë se nuk ka asnjë arsye për ndërprerje të procesit mësimor, pasi nuk ka kurrfarë defekti, pos asaj që lajmi që është shpërndarë sot pasdite, është i rrejshëm.

Keqpërdoruesit kanë shfrytëzuar një profil të rremë, në emër të gjimnazit, duke përdorur edhe logon e shkollës. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.