Nesër mbyllet rruga “Sahat Kulla” në Prizren
Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit se nesër më 6 qershor 2019 (e enjte) për shkak të punimeve të realizuara për rehabilitimin e gypit të ujësjellësit, në kuadër të projektit “’Rehabilitimi i ujësjellësve, kanalizimeve dhe pusetave në Komunën e Prizrenit” rruga “Sahat Kulla” do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve.
Si alternativë për lëvizjen e automjeteve, qytetarët mund të përdorin për qarkullim në një kahje rrugën “Rrotllaj” e cila del në rrugën “Xhemil Fluku”./GazetaePrizrenit.net