Nesër paralajmërohen reduktime të ujit në Prizren
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor“ SH.A Prizren njofton konsumatorët, se me datën 19.03.2019 duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17: 00 për shkak të punimeve në gypin transportues Fi 600 mm tek lokacioni “40 Burimet”, pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona :
Rr. Flamurit (Nënë Tereza)
Një pjesë e Lagjes Bazhderhane
Fsh. Petrovë
Një pjesë e rrugës Faredin Hoti
Rr. Kosova
Burgu
Stacioni i Policisë Alfa
Gjykata
Rr.De Rada
Rr.Remzi Ademaj
Ibrahim Lutfiu
Bajo Topulli
Lagjja rreth Bajrakli Xhamisë
Lagjja Ortakoll
Lagjja Arbana
Lagjja Jeta e Re
Lagjja Bajram Curri
Në të gjitha këto lagje do të ketë reduktime të ujit deri në përfundimin e punimeve.
K.R.U.“Hidroregjioni jugor“ SH.A PRIZREN kërkon mirëkuptim nga qytetarët, sepse këto punime do të bëhen në të mirë të konsumatorëve që në ditët në vazhdim të kenë ujë të mjaftueshëm të pijes, njofton zëdhënësja e kompanisë, Nderona Kurtaj.