Nesër përkujtohet dëshmori Ismet Gashi (ish-avokat)
Organizuar nga Oda e Avokatëve në Prizren dhe shoqatat e dala nga lufta, Akademia përkujtimore mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren në ora 12:00.
Pjesëmarrjen në akademi e ka paralajmëruar edhe ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha, si dhe kolegë dhe bashkëluftëtarë të tjerë. /Q. Th./