Nesër, prej orës 16 – 22 nuk do të kenë ujë të pijes Zhuri dhe disa fshatra përreth
K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A – PRIZREN, njofton konsumatorët se me rastin e punimeve nga ana e KEDS- it në tensionin e lartë, me datën 03.03.2023 prej orës 16:00 deri në ora 22:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ku do të pamundësojë furnizimin me ujë të pijes në stacionin e pompave në Vermicë dhe pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona :
Fsh. Zhur
Fsh.Vermicë
Fsh. Dobrusht
Fsh. Shkozë
Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes.