25-11-2024

Sot, Prizreni, Rahoveci e Gjakova për gjashtë orë pa furnizim me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se nesër nuk do të ketë furnizim me ujë zonën e shërbimit që përfshinë: Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.

Ndërprerja do të bëhet për shkak të kyçjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.

Ndërprerja do fillojë prej orës 12:00 dhe do zgjasë deri në orën 18:00.

Ky është lajmërimi i plotë i K.R.U. Gjakova:

“Nga Departamenti Teknik na njoftojnë se nesër me dt.17.10.2019 nga ora 12:00 – 18:00 do të ndërprehet uji në tërë zonën tonë të shërbimit që përfshinë: Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.

Ndërprerja do të bëhet për shkak të kyçjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.

Në anën tjetër,  kompania “Hidroregjioni Jugor“ në Prizren ka njoftuar konsumatorët, se për shkak të ndërrimit të gypit të fi 300mm , përgjatë Urës mbi Lumbardhin që furnizon  Zonën e Hasit, në Stacionin e pompave në ‘Sozi’ Nashec,  nga sot me datën 16.10.2019 deri nesër me datën 17.10.2019  në orën 08:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes, probleme me furnizim të ujit do të ketë në këto zona :

Plane, Gorozhup, Milaj, Mazrrek, Gjonaj dhe Kojush.

Me rastin e rregullimit të gypit, do të rikthehet furnizimi i rregullt tek të gjithë konsumatorët e zonave të lartpërmendura, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor“ në Prizren./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.