Nesër protestojnë veteranët kundër Qeverisë
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shtunën me fillim nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kanë thirrur protestë kundër qeverisë.
Në njoftimin e publikuar nga këshilli organizativ i protestës, thuhet se protesta organizohet me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiqin” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, mes tjerash, raporton Klankosova.
“Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojiçiqin kundër luftëtarëve të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”.
“Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, thuhet mes tjerash në thirrjen për protestë. /Klankosova.