Nesër sfida Bashkimi – Peja, “Play-off”- i Superligës
Në Prizren, nesër ( e diel ) Bashkimi dhe Peja do të matin forcat në një përballje vendimtare. Prizrenasit morën fitoren në sfidën e parë me rezultat 81:61, por pejanët reaguan në përballjen e dytë, duke fituar 84:79 dhe duke e barazuar serinë.
Sipas formatit të garës, skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, ndërsa për t’u shpallur kampion nevojiten katër fitore në serinë finale.
Basketbolli kosovar është në kulmin e tij – dhe fundjava do të tregojë cilat dy skuadra do të luftojnë për kurorën e kampionit.
Ndeshja nis nga ora 19:00.