Nesër (të dielën) në Gjonaj të Hasit zbulohet busti i dëshmorit, Reshat Çoçaj
Në kontekstin e shënimit të festave të Nëntorit, nesër ( e diel) në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, do të bëhet zbulimi i bustit të këtij dëshmori, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Manifestimi do të mbahet në orën 11:00, në organizim të përbashkët të Qendrës Kulturore në Gjonaj, që mban emrin e dëshmorit dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në HAS.
Sipas njoftimit, projektin e ka financuar familja e dëshmorit.
Pjesëmarrës do të jenë përfaqësuesi të institucioneve qendrore e lokale, ndërsa do të shfaqet edhe një program artistik./GazetaePrizrenit.net/