23-11-2024

Nga 18 maji shtohen minutat e lëvizjes, hapen edhe segmente tjera të ekonomisë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia po mbajnë një konferencë për media në ndërtesën e qeverisë.

Kryeministri Kurti ka thënë se nga data 18 maj qytetarët do të mund të lëvizin dy herë nga dy orë në ditë sipas shifres të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit, raporton Gazeta Express

“Në fazën e dytë do të lejohet dalja në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit, e cila do të publikohet nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se nga data 18 maj faza e dytë do të vazhdojë ashtu siç është planifikuar ku do të hapen disa nga operatorët ekonomikë.

“Numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm por që në javën e fundit kemi një ngritje të infektimeve. Dje kishin 18 të infektuar, pardje 8 të infektuar e asnjë të shëruar. Megjithë këtë ngritje të përgjithshme rekomandimi zyrtar i IKSHPK’së është se hapja e fazës së dytë mund të vazhdojë më 18 maj ashtu sic është planifikuar. Faza e dytë nënkupton hapje më të madhe të ekonomisë dhe lëvizje të shtuar të qytetarëve që nënkupton mundësi të madhe të infektimit cka nënkupton se duhet të kemi kujdes të dyfishtë. Nga data 18 maj do të hapen Floktarët, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë , gastronomia take-aëay, transporti hekurudhor, ai urban dhe ndër urban me leje të veçanta”, deklaroi ai.

Kurti tha se ky është test i madh për shoqërinë dhe sfidë për  kalimin në fazën e re.

Asnjë koment

Comments are closed.