Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 237 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sa i përket komunës së Prizrenit, sot njoftohet vetëm 1 për një të infektuar, ndërsa raste të reja ka edhe në komunat e rajonit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Gjakovë 27 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë./GazetaePrizrenit.net/