23-11-2024

Nga 25 nëntori do të fillojë furnizimi me targa

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar gjithë qytetarët se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.

“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet me datë: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, bën të ditur kjo ministri.

Kjo e fundit njëherësh iu kërkon falje të gjithë qytetarëve, që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë mundur t’i furnizojnë me targa, transmeton Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.