25-11-2024

Nga 95 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 15 nga Prizreni

Të mërkurën janë konfirmuar 95 raste të reja me koronavirus në Kosovë, përderisa 63 persona janë regjistruar si të shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sot janë testuar 311 mostra. Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri.

Deri tash në Kosovë janë testuar 22444 persona të dyshimtë për koronavirus. 2363 është numri i rezultateve pozitive, ndërsa 1171 janë shëruar. 40 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Asnjë koment

Comments are closed.