Nga “koalicioni me ta nuk zgjat as 5 orë” deri tek çudia pse LDK nuk bëri koalicion me VV-në – krejt çka tha Kurti ndër vite
Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha sot se ka besuar që mund të bashkëpunojë me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
“Unë nuk po e kuptoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, të ju them sinqerisht. Nuk duan qeveri të udhëhequr nga unë dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk duan të formojnë qeverinë e tyre me partitë e tjera opozitare, por insistojnë në disa zgjedhje të reja ku përsëri do ta përsërisin atë slloganin që ne dalim të parët. Po nuk dalin të parët. Është një çik e çuditshme për mua kjo sjellje”, tha ai.
“Njëherë e kisha përshtypjen që me të vërtetë ndoshta e kanë me mua personalisht. Thjesht, s’duan që Albin Kurti të jetë kryeministër, por kur po e shohim tash para balotazhit, ata janë kundër edhe kandidatëve lokal të LDK-së që po duan të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen”, tha ai.
Por, Kurti para disa vitesh thoshte se “ne e kemi provu me ta, 51 ditë na ka zgjat – o për Zotin qetash as pesë orë nuk mundet me zgjatë”.
