Nga korriku pritet hapja e klubeve të natës, pishinave dhe organizimit të festivaleve
Nga Shoqata e Gastonomëve të Kosovës kanë njoftuar se pritet të mirret vendimi për hapjen e organizimit të ahengjeve familjave.
Përmes një njoftimi ata thanë se janë të angazhuar që të hapen edhe klubet e natës, pishinat dhe të bëjnë organizimin e festivaleve nga muaji korrik, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Të dashur gastronomë,
Po pritet të mirret vendimi për hapjen e domenit të gastronomisë, përkatësisht organizimit të ahengjeve familjare.
Lidhur me hapjen edhe më të gjërë të këtij sektori, jemi të angazhuar masivisht duke shtyrë përpara propozimet e vendeve të ndryshme nëpër botë, të përshtatshme për aplikim edhe në vendin tonë. Pra, për vazhdimin e hapjes së mëtutjeshme të klubeve të natës, pishinave, dhe organizimit të festivaleve nga muaji korrik.
Është e qartë se edhe tani është shumë vonë për të qenë në plan një hapje e këtyre domeneve, sepse veçse do të duhej të operonin në këtë kohë të frytshme për gastronominë dhe ekonominë e gjithëmbarshme.
Gjithsesi, jemi pranë jush lidhur me çdo çështje dhe çdo ndryshim eventual që do të ndodhë.
Shoqata e Gastonomëve të Kosovës.