Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.
Ai ka thënë se, rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë prej 110 eurove për secilin punonjës, ka shkruar ai.
“Nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë. Rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025. Kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin”, shkroi ai.
Murati tha se qeveria ku ai bën pjesë është e para që rriti pagat katër herë brend një mandati.
