Nga maji Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më roaming
.8Tarifat e roamingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, do të largohen në muajin maj të këtij viti, thotë koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj.
Limaj thotë se heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë në rrugë të mirë të zbatimit.
“Ne, si Kosovë, jemi gati menjëherë ta zbatojmë roamingun, por besoj që edhe Tirana shumë shpejt besoj përmes vendimit të Qeverisë dhe Parlamentit do ta marr atë vendim dhe në maj nuk do të kemi problem me roamingun, dhe do të zbatohet pastaj është çështja e patentë- shoferëve që pothuajse është kryer. Te çështja e qarkullimit të lirë të qytetarëve, duhet të jemi të kujdesshëm duke respektuar obligimet që kemi me Bashkimin Evropian si dy vende”, thotë Limaj.
Tarifa e roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti./REL