12-10-2025

“Nga një i urryer në hero”, Manajt i bëhet një mural në Mitrovicë

Kombëtarja Shqiptare ka arritur fitoren më të rëndësishme në historinë e tyre.

“Kuqezinjtë” fituan ndaj fqinjit veriorë, Serbisë me rezultat 0-1 duke ju kundërpërgjigjur thirrjeve raciste të tifozëve vendas.

Sulmuesi Rey Manaj, mbrëmë u shndërrua nga një i urryer në një hero për të gjithë shqiptarët anembanë botës.

Në Mitrovicë, në shenjë falënderimi dhe respekti, është realizuar një mural e dedikuar Rey Manajt, e cila tashmë po bëhet simbol i fitores dhe bashkimit kombëtar.

Në muralin e krijuar, Manaj paraqitet duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare pas golit në stadiumin e Leskovcit, moment që elektrizoi gjithë kombin shqiptar.

Shqipëria, tashmë ndeshjen e radhës do të zhvillojë një miqësore ndaj Jordanisë në “Air Albania”, më 14 tetor.

Asnjë koment

Comments are closed.