09-08-2025

Nga Prizreni, Yll Limani dhuron 10 mijë euro donacion – ja për kë

Pak orë para se të ngjitej në skenë në kuadër të DokuNights, DokuFest mirëpriti artistin Yll Limani, i cili kontribuoi me një donacion prej 10,000 eurosh për projektin “DokuFest Green Cinema”.

Kjo nismë synon krijimin e një kinemaje tërësisht të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.

Për vite me radhë, projekti Solar Cinema, i shpërblyer dhe shumë i dashur për publikun, ka sjellë shfaqje filmash falas në ambiente të hapura dhe falas për audienca të gjera, duke arritur edhe në zonat më të largëta të Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona duke studiuar dhe teksti

Tani, me mbështetjen e Yll Limanit, po niset një kapitull i ri me DokuFest Green Cinema,– një projekt që do të funksionojë plotësisht me energji të pastër dhe do të ketë në thelb kujdesin për natyrën.

DokuFest falënderon nga zemra Yll Limanin që iu bashkua dhe i besoi vizionit të festivalit për një kulturë të qëndrueshme, për një kinema që nuk e dëmton planetin.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti që thotë "A द्ारা aruti JOLOWTEER 1OL WEER OLUNTEER OLUNTEER/OLUWEER POLUNTEER EER OLUNTEEI OLUNEE! NUNTEER KUNTEER ENIL 日N能 年 00 πo"

Projekti mbetet i hapur për donacione nga artistë, partnerë, kompani dhe njerëz që duan t’i bashkohen kësaj lëvizjeje me besimin se kinemaja nuk ka vetëm fuqinë të pasqyrojë botën,
por, edhe ta ndryshojë atë. 

Asnjë koment

Comments are closed.