28-11-2024

Nga shtrigë në viktimë, njihuni me 5 llojet e vjehrrave

Ajo që ka rëndësi është që secili pjesëtar i familjes të repspektojë intimitetin e tjetrit, në këtë mënyrë nuk do të ketë konflikte.

Sado grindavece të jetë vjehrra juaj dhe sado tolerante të tregoheni, asnjëherë mos lejoni që t’ju prishet qetësia familjare me bashkëshortin dhe fëmijët tuaj.

Sot ju sjellim 5 llojet e vjehrrave, dhe tuajën me siguri do ta gjeni mes tyre.

Vjehrra-mike

Është ajo lloj vjehrre që sa ju shikon dashurohet pas jush! Ajo do të afrohet të diskutojë çdo gjë me ty, të pini kafen bashkë, sepse mendon se ka fituar shoqe të re.

Ajo është e vetëdijshme për rëndësinë që keni tek djali i saj, kështu që përmes jush mund të ndryshojë edhe të birin.

Prandaj bëni kujdes, mund t’ju përdorë. Por tregohuni të sinqertë me të, thuajini se nëse partneri juaj ka ndonjë mangësi, ai duhet të dëshirojë që ta përmirësojë vetë.

Vjehrra që di gjithçka

Ajo di të lajë më mirë, të gatuajë më mirë, madje ajo di dhe se si varet peshqiri më mirë. Ti e bën gabim edhe këtë gjë. Do ta kesh gjithë kohës vërdallë duke të thënë se ‘i bukur ky fustani po kot je harxhuar, mund ta kishe gjetur më lirë po të kishe pyetur atë’. Kjo është vjehrra kompetente dhe nuk e fsheh këtë gjë. Por mos i hapni luftë, tregohuni më të kthjellëta. Gjithsesi mos lejoni t’ju cënohet intimiteti.

Vjehrra e heshtur

Do t’ju duket vetja sikur nuk ekzistoni, kur ta takoni atë. Ajo pyet vetëm të birin e saj për gjithçka, dhe ju as që ju konsideron. Kjo lloj distance mund t’ju ofendojë por është një gjë që zgjidhet. Merreni në telefon, pyeteni si është, shqetësohuni për të, blijini ndonjë dhuratë, dhe do ta shikoni se do të bjerë në grackën tuaj.

Vjehrra shtrigë

Ok, nga kjo vjehrrë nuk keni shpëtim dhe urojmë mos t’ju bjerë për pjesë! Ju jeni zgjedhja më e keqe që mund të kishte bërë djali i saj, dhe ajo do t’ja thotë gjithmonë këtë atij, madje edhe në syrin tuaj. Kjo lloj vjehrre do t’ju lëndojë pa takt dhe sa herë t’i jepet rasti. Zgjidhja e vetme është që partneri të jetë në anën tuaj dhe t’ja bëjë të qartë disa gjëra nënës së saj.

Vjehrra viktimë

Kjo vjehrrë do të ankohet gjithmonë se nuk kujtoheni për të, nuk e merrni për kafe, nuk vjen me ju në pushime, madje edhe pse nuk fle me ju. Me shumë dëshirë ajo do të bëhej edhe shërbëtorja juaj, do t’ju mbante fëmijët, do t’ju lante, gatuante dhe nëse i thoni jo, do t’i bjerë tensioni e do të sëmurët. Ky është një rast shumë unik dhe delikat, sidomos nëse s’ka fëmijë të tjerë dhe është e ve apo e divorcuar. Mundohuni të shoqëroheni me të, ta merrni në shtëpi herë pas here, por këshillojeni të dalë me mikeshat e saj dhe pse jo, të krijojë njohje të reja.

Asnjë koment

Comments are closed.