Nga sot pajisjet dimërore të obligueshme
Edhe pse moti duket i mirë, sipas sezonit që llogaritet si dimëror, duke nisur nga sot fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në periudhën në vijim priten temperatura nën zero, posaçërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe orët e mbrëmjes. Dukuria e ngricës në vende të caktuara me hije, ura, mbikalime apo nënkalime është pothuajse e qartë.
Pajisja dimërore për automjete motorizuese me katër rrota, nënkupton pneumatikë dimërorë në të gjitha rrotat me thellësi minimale të reliefëve të shtresës së shkelë, prej gjashtë milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të reliefëve të shtresës që shkelë, prej së paku katër milimetrave.
Nën pajisje dimërore për automjete motorizuese me masë më të madhe të lejuar e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, nënkuptohet pneumatikë dimëror në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve në shtresën që shkelë prej katër milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relievëve të shtresës që shkelë minimum prej katër milimetrave dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat apo vegla tl tjera ndihmëse adekuate.
Penumatikët e dimrit janë të shënuar me shenjë M + S, MS, M & S, ose ndonjë shenjë tjetër identifikuese nga prodhuesi i pneumatikëve.