Nga Zidane te Conte, 8 trajnerët më të mirë që janë pa punë
Në prag të fillimit të sezonit të ri 2023/24 disa trajnerët janë pa punë dhe mezi presin sezonin e ri që t’i rikthehen punës në kërkim të një klubi.
“Marathon” prezanton një listë të trajnerëve më të shquar që janë gati të depërtojnë sërish në arenën botërore dhe të presin oferta nga skuadrat më të mira.
1. Zinedine Zidane
- Në dispozicion nga qershori 2021
- Skuadra e fundit – Real Madrid
- Sukseset e fundit – Kampion i Ligës së Kampionëve 2016, 2017, 2018, Kampion i Spanjës 2020
2. Julian Nagelsmann
- Në dispozicion që nga marsi 2023
- Skuadra e fundit – Bayern
- Sukseset e fundit – Kampion i Gjermanisë 2022, Fitues i Superkupës së Gjermanisë 2022
3. Antonio Conte
- Në dispozicion që nga marsi 2023
- Skuadra e fundit – Tottenham
- Sukseset e fundit – Kampioni i Italisë 2021 me Interin
4. Tite
- Në dispozicion nga dhjetori 2022
- Skuadra e fundit është Brazili
- Sukseset e fundit – Fituesi i Kupës së Amerikës 2019, Zëvendëskampion i Kupës së Amerikës 2021
5. Joachim Loew
- Në dispozicion nga korriku 2021
- Skuadra e fundit – Ekipi i Gjermanisë
- Sukseset e fundit – fitues i Kupës së Botës 2014, fitues i Kupës së Konfederatave-2017
6. Graham Potter
- Në dispozicion nga prilli 2023
- Skuadra e fundit – Chelsea
- Sukseset e fundit – i 9-ti me Brighton në Premier League 2022
7. Ruud van Nistelrooy
- Në dispozicion nga maji 2023
- Skuadra e fundit – PSV
- Sukseset e fundit – Superkupa e Holandës 2022 dhe fitues i Kupës Hollandeze 2023
8. Ole Gunnar Solskjaer
- Në dispozicion nga nëntori 2021
- Skuadra e fundit – Manchester United
- Sukseset e fundit – finalisti i Europa League 2021. / abcnews.al/