Nga zjarri u rrezikua seriozisht navigacioni ajror i Kosovës (Pamje)
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka publikuar pamje nga dita e djeshme për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit në afërsi të sistemit radarik në Kodrën e Goleshit.
Sipas tyre dje kishte rrezik ku do të mund të shkaktoheshin dëme të mëdha edhe për sistemet esenciale të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës.