02-08-2025

Ngacmoi sek:sualisht një të mi*tur në plazh, arrestohet 20-vjeçari në Shëngjin

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 20-vjeçar nga Tirana, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajze të mitur në plazhin e Shëngjinit.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pas kallëzimit të një shtetaseje 16-vjeçare, e cila deklaroi se është ngacmuar seksualisht prej tij një ditë më parë, teksa ndodhej në zonën bregdetare, njofton TCH.


Policia bëri me dije se veprimet e mëtejshme procedurale janë në vijim dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet për ngjarjen janë ende në zhvillim.

Asnjë koment

Comments are closed.