23-03-2026

Ngjarje e rënd: Ky është i vr*ari në Majac të Podujevës

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve, viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi, rreth 43-45 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe disa persona të plagosur, ndërsa e dyshuara kryesore është gjetur e plagosur rëndë, pasi dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen pas kryerjes së krimit.

Policia dhe njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në zhvillim.

Lexo edhe:

Aksident fatal: Një i vdekur në Piranë në magjistralen Prizren-Gjakovë

Asnjë koment

Comments are closed.