28-11-2024

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Burri vret gruan dhe e hedh në gropën e ujërave të zeza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zemblak Maliq, ku bëhet me dije se burri ka vrarë gruan.

Burime bëjnë me dije se pasi e ka vrarë, burri e ka hedhur viktimë në gropën e ujërave të zeza.

Dyshohet se ata ishin në proces divorci.

“Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja Luiza Mullalli, 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gjergji Mullalli”- njofton policia, raporton euronews.al.

Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./na

Asnjë koment

Comments are closed.