Tragjike: Babai theri me thikë të birin – ky është autori dhe viktima 37-vjeçar, la pas dy fëmijë
Personat që shihni në këtë foto janë Hekuran dhe Asim Gjoni.
Hekuran Gjoni, 74 vjeç mbrëmjen e sotme në banesën e tij ka goditur me thikë të birin 37-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen, raporton Tch.
Dyshohet se ata kanë qenë të dehur, ndërsa kanë pasur një konflikt verbal fillimisht. Ngjarja ka ndodhur në sy të familjarëve të tjerë, teksa 37-vjeçari, baba i dy fëmijë, është transportuar në spital pas plagosjes, por ka humbur jetën.
Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi të rëndë.