21-02-2025

Ngrin termometri, temperaturat sonte në zonat malore ulen rreth -20°C e në ultësira deri në -14°C

Acari Siberian, i cili ka qendrën në lindje të kontinentit, ka sjellur ulje të ndjeshme të temperaturave edhe mbi vendin tonë.

Si pasojë e kthjellimeve, pritet që deri në mëngjesin e së enjtes të sjellin ulje drastike, duke zbritur deri në -20°C në zonat malore, ndërsa në ultësira deri në -14°C.

Deri të shtunën moti do të vijojë kryesisht me diell, ku netët dhe mëngjeset do të jenë me acar të fortë, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të kalojnë në vlera pozitive.

Të dielën parashihet të ketë shtim të vranësirave, ku pritet të ketë edhe reshje të izoluara bore.

Acari tashmë ka prekur Turqinë, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave dhe lokalisht reshje të dendura bore. Nga reshjet e borës është përfshirë edhe Stambolli. /MeteoKosova/

Asnjë koment

Comments are closed.