25-11-2024

Ngriten çmimet e bukës e duhanit, bien ato të qumështit, djathit e vezëve

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i ulët 0.3% në korrik krahasuar me muajin qershor 2020, ka bërë të ditur

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me rastin e publikimit të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin korrik 2020.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë -1.8%; pemë -3.8%; perime -12.1%; pijet alkoolike -1.8%; energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera -1.2% – (rënie e çmimeve të drunjve për ngrohje), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.7 për qind në IHÇK.

Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.5%); duhan (1.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (3.1%)-(ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbime për transport (5.9%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ndërkaq, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin korrik 2020 me muajin korrik 2019 ishte -0.1%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej 0.1% në korrik 2020, krahasuar me muajin korrik 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: perime -4.5%; pije alkoolike -2%; përdorim i pajisjeve për transportin personal -15.6% (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.4% në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.4%); mish (1.1%); qumësht, djathë dhe vezë (2.1%); pemë (5.6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.5%); kafe, çaj dhe kakao (5.9%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.5%); duhan (2.1%); etj

Asnjë koment

Comments are closed.