25-11-2024

Ngritët aktakuzë ndaj 23 personave për mashtrim në Call center

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 23 të pandehurve, me iniciale, A.F;  K.G;  I.L;  D.H; M.T;  V.K;  A.Z;  L.H;  Ç.Q;  F.H;  M.K;  F.K;  I.S;  S.P;  A.V;  A.N;  I.XH;  A.DH;  E:L;  A.M;  K.R; E.R; Q:I; për rastin e njohur “Call Center ”.

Sipas aktakuzës të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e penale gjatë viteve 2019 – 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku si pasojë janë mashtruar qytetarët – shtetas gjerman, përmes qendrave të thirrjes – Call Center, duke investuar nëpër platformat online.

Me veprimet e lartcekura të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Pjesëmarrja ose  organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277  lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur me par. 1 të KPRK-së , “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380,  par.3 lidhur me par. 1, dhe me nenin 31 të KPRK-së.

Ky rast është hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë së bashku me autoritetet Gjermane, saktësisht me Prokurorinë Publike në Bamberg – Gjermani.

Asnjë koment

Comments are closed.