Ngritet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Pallatit të Rinisë – akuzohen për përvetësim mbi 107 mijë euro
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Astrit Zogianit dhe Faton Rrustemit për përvetësim dhe keqpërdorim të fondeve të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, Zogiani dyshohet se ka marrë mbi 94 mijë euro për vete, ndërsa Rrustemi mbi 13 mijë euro.

“Sipas aktakuzës, A.Z., në cilësinë e menaxherit të Financave dhe më pas ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Pallati i Rinisë” Sh.A. në Prishtinë, dyshohet se gjatë viteve 2021–2022, ka keqpërdorur mbi 137 mijë euro të ndërmarrjes,duke realizuar transfere të paautorizuara në llogaritë personale dhe të personave të tjerë”, thuhet në njoftim.
