26-11-2024

Ngritja e çmimit të kafesë, distancohet Shoqata e Gastronomëve

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se është raportuar se janë duke ndodhur marrëveshje sa i përket rritjes së çmimit të kafes të disa bizneseve në disa komuna të ndryshme të Kosovës dhe se ata si shoqatë, distancohen nga këto veprime të kundërligjshme të cilat bien ndesh me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës.

Sipas kësaj shoqate, rritja apo mosrritja e çmimit është vendim subjektiv i një biznesi e jo kolektiv.

“E kuptojmë që është bërë sfidë në vete arritja e likuidimit të shpenzimeve operative, kreditore, etj. mirëpo jo në mënyrë të tillë siç po raportohet. Rrjedhimisht, nëse ky fenomen është duke ndodhur, ju bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të këtyre veprimeve”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Asnjë koment

Comments are closed.