Ka nisur procesi i emërimit të drejtorëve komunalë në Prizren, raporton GeP.
Ashtu siç kishte njoftuar pardje Gazeta e Prizrenit, sot është emëruar drejtori i parë nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Në pozitën e drejtorit për Shërbime Publike është emëruar Islam Ukimeri, i cili në mandatin e kaluar ka qenë drejtues i inspektorateve.
“Me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë, sot Me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë, sot kam pranuar detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, me emërim dhe besim nga Kryetari Shaqir Totaj.
Një hap i ri në shërbim të Prizrenit.kam pranuar detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, me emërim dhe besim nga Kryetari Shaqir Totaj”, ka shkruar Ukimeri në Fcb, përcjell Gazeta e Prizrenit.
GeP do të vazhdojë t’i publikojë edhe emrat tjerë.
Ndërkohë pritet që edhe LDK këtë javë t’i publikoj emrat e drejorëve, ndërsa sipas informacioneve të portalit lakohen emrat e Florent Ukajt, Nderim Kadriajt, Shaban Osmanajt … / Gazeta e Prizrenit /
Lexo edhe:
Së shpejti emërohen drejtorët komunalë nga PDK dhe LDK në Prizren
