Nisin hetimet për dy raste të vdekjeve, njëra në Malishevë
Policia Rajonale e Gjakovës po heton dy raste të vdekjeve të ndodhura të enjten. Njëri rast ka ndodhur në Gjakovë e tjetri në Malishevë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Malishevë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa rasti në Gjakovë është raportuar rreth orës 11:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktimën femër kosovare e kishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Indeksonline