Nis ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në 16 fshatra të Rahovecit
Nis ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në 16 fshatra të Rahovecit. Në këtë komunë, filluan nisur punimet në projektin për ndërtimin e rreth 15 kilometrave rrjet të kanalizimit në disa lagje të qytetit dhe 16 fshatra.
Në kumtesën e komunës njoftohet për fillimin e punimeve në projektin për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, nga afër i ka parë kryetari i komunës, Smajl Latifi dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.
“Adresimi i kërkesave të qytetarëve për probleme me rrjetin e kanalizimit i kemi marrë me seriozitet dhe i kemi trajtuar ato në një projekt i cili ka filluar në fshatin Ratkoc dhe do të vazhdohet në disa lagje të qytetit dhe në 16 fshatra të komunës së Rahovecit”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.