Nis ndërtimi i urës në rrugën e “UÇK-së” në Marali të Malishevës
Këto ditë ka filluar ndërtimi i urës në rrugën e “UÇK-së” (rruga Dragobil-Dobërdelan), në fshatin Marali, pasi rruga ishte dëmtuar gjatë vërshimeve të këtij viti.
“Punimet janë duke shkuar sipas planifikimit dhe shumë shpejt kjo urë do të ndërtohet dhe rruga do të jetë e sigurt për qarkullim”, deklaroi nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i pa nga afër punimet.