24-11-2024

Nis pastrimi i “Lumbardhit” të Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka filluar pastrimin e shtratit të Lumbardhit nga fshati Mushnikovë deri në 40 bunarë.

Në njoftimin e Komunë, thuhet se kjo ka ardhur pas analizës së gjendjes në terren dhe konstatimit se për shkak të ndotjes dhe mbeturinave që janë hedhur në shtratin e lumit mund të paraqitet rreziku i vërshimeve.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili sot ishte në inspektim të këtyre punimeve, iu bëri thirrje qytetarëve për mbrojtje të ambientit, e posaqërisht të Lumbardhit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.