Nis peticioni për anulimin e testeve nga Serbia
Ka filluar një peticion që synon të mbledh të gjithë kundërshtuesit e “ndihmës” nga Serbia pa dallime, me të cilin do t’i kërkohet qeverisë në detyrë që menjëherë të anulojë këtë dërgesë.
Nëpërmjet një njoftimit thuhet se dërgesa e fundit që erdhi nga Serbia ishin votat e helmuara që dërguan mbi 20 punëtor të KQZ në QKUK.
“Nuk i zëmë besë Serbisë e as nuk e duam lëmoshën e atyre që na djegën e na vranë. Serbia duhet të jap përgjegjësi për masakrat, të pagjeturit, të dhunuarat, të burgosurit politik e rrënimin e ekonomisë në Kosovë, ndërsa përmes pranimit të kësaj “ndihme”, ne e maskojmë me humanizëm fytyrën kriminale të Vuqiçit dhe ish-vartësve të tjerë të Milosheviçit. Të bashkuar në këtë peticion kërkojmë nga Qeveria në detyrë anulimin e menjëhershëm të kësaj dërgese”, thuhet në njoftim.
Peticioni përfaqësohet nga Fitim Çeku-gazetar dhe Granit Geci, Driton Bardheci, Endrit Zabërgja aktivistë politik.
KËTU mund ta gjeni peticionin.