Nis projektimi i rrugës Korishë – Kabash – Brezovicë
Njofohet për fillimin e projektimit të rrugës Korishë – Kabash – Brezovicë, percjell Gazeta e Prizrenit.
Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi se me deputet e aktivistë të qendrës në Prizren, dhe me inxhinierët e kompanisë projektuese, dolën në teren për të analizuar disa varianta të përcaktimit të trasesë së rrugës.
“Kjo rrugë, me gjatësi rreth 20 km do të jetë një arterie e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në njërën ndër zonat më të bukura të bjeshkëve të Sharrit”, shkroi ai. / Gazeta e Prizrenit
