18-10-2025

Nis publikimi i rezultateve të votave me postë – ja kush e merr shumicën në Dragash 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje njoftoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës, i realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

KQZ tek sot ka nisur publikimin e rezultateve të votave me postë në disa komuna.

Në Dragash janë numëruar 88,89% e këtyre votave dhe 54.08% prej tyre apo 1014 i ka marrë kandidati i LDK-së, Behxhet Xheladini.

Ndërkaq, 26.83% apo 503 vota i ka marrë kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, i cili pasohet nga ai i Vetëvendosjes, Filiz Mustafa, i cili mori 17.44% të votave apo 327 vota.

KQZ ka publikuar rezultate të votave me postë edhe në komunën e Shtimës kur për dallim nga Dragash, Vetëvendosje ka marrë shumicën e votave.

Kandidati i kësaj partie, Qemajl Aliu, ka 50.20% apo 251 vota nga votat e numëruara deri më tani. Atje janë numëruar 75% e votave me postë.

Pas Mustafës është Përparim Ramusa i PDK-së, i cili mori 172 vota apo 34.40%.

Në kryeqytet, KQZ ende s’ka nisur publikimin e rezultateve të votave me postë./IO

Asnjë koment

Comments are closed.