Nis shpërndarja e materialit zgjedhor nëpër komuna
Sapo ka nisur shpërndarja e materialit zgjedhor nëpër komunat e Kosovë.
Për të mos lejuar që të ndodh ndonjë parregullësi, kjo shpërndarje e materialit zgjedhor po bëhet nën përcjelljen e Policisë.
Forca të shumta të Policisë së Kosovës aktualisht janë të pozicionuar në Qendrën e numërimit të Votave në Fushë Kosovë.
Ato do të bëjnë sigurimin e të gjithë kamionëve të cilët do të bartin materialin e votave nëpër komunat e Kosoves. /Indeksoline/