Nis takimi mes grupeve punuese LDK – VV
Ka nisur të mbahet takimi mes grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Vetëvendosje në këtë grup punues përfaqësohet nga Besnik Bislimi dhe Glauk Konjufca, e Albulena Haxhiu, njofton Klan Kosova.
LDK ka përzgjedhur anëtarët e kryesisë Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti ndërsa ndonëse u lajmërua edhe për Kujtim Shalën ky i fundit nuk u pa pjesë e këtij zhvillimi.