22-11-2024

Nis vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

217 mësimdhënës në tërë vendin, disa prej të cilëve nga rajoni i Prizrenit do të t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës nga Ministria e Arsimit, në fazën e parë.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka njoftuar është gati për të nisur procesin e vlerësimit të punës dhe aftësive të mësimdhënësve. Sipas tij ata do të testohen në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT-i.

Ministri ka thënë se secili mësues do t’i nënshtrohet kësaj procedure, derisa do të ketë disa mënyra të vlerësimit, ndërsa njëra prej tyre është edhe mbajtja e një ore mësimore nën monitorimin e inspektorëve të arsimit.

Sipas vlerësimit të performancës, mësimdhënësit do të rangohen në katër kategori. Qëllimi i këtij projekti është ngritja e cilësisë në arsimin parauniversitar.

Rreth 21 inspektorë do të jenë pjesë e këtij vlerësimi, numri i të cilëve, sipas ministrit Bytyqi, pritet të rritet.

Në komunën e Prizrenit, sipas njoftimeve në fazën fillestare janë 5 shkolla./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.