12-05-2025

Nisi edicioni i 24-të i festivalit folklorik “Anadrinia Jehon”

Është hapur edicioni i 24-të i festivalit folklorik “Anadrinia jehon”, i cili tashmë ka fituar një profil të qëndrueshëm kulturor dhe është bërë pjesë zyrtare e agjendës së festave të Komunës së Rahovecit.

Pjesëmarrja e artistëve nga shumë vise të shqiptarisë dhe nga mërgata, përbën thelbin e suksesit të kësaj riviste kombëtare. Në këtë skenë kanë defiluar shumë artdashës.

Aktiviteti, i cili zhvillohet në fshatin Dejnë, ka tejkaluar përmasat lokale dhe po merr përmasa kombëtare, pasiqë pjesë e këtij festivali janë artistë nga shumë vise të shqiptarisë, por edhe nga mërgata.

Dashamirësia me të cilën janë pritur artistët ka ndikuar që organizatorët e këtij festivali të jenë sa më të përkushtuar në organizim e këtij festivali i cili tashmë nuk është vetëm i fshatit Dejnë apo vetëm i Komunës së Rahovecit, por tashmë “Anadinia jehon” është festival kombëtar.

Asnjë koment

Comments are closed.