24-11-2024

Nisi festivali folklorik “Hasi jehon 2023”

Në Gjonaj, në Kodrën e Pajtimit, mbrëmë ka filluar edicioni i 34-të i Festivalit “Hasi Jehon”, i cili mbledh grupet dhe ansamblet folklorike, të gjithë gjeografisë shqiptare.

Festivali nisi sivjet më ndryshe, pa njërin nga anëtarët më të devotshëm të SHKA “ Malësori”, Besnik Osmanollaj, i cili ndërroi jetë në fund të muajit mars të këtij viti. Para publikut të shumtë dhe mysafirëve të ftuar, drejtori i Festivalit, Haziz Hodaj, tha se kjo ngjarje gjithmonë do të identifikohet me Besnikun, në kujtim të jetës dhe veprës së tij.

Garës së mbrëmjes së parë të festivalit i parapriu Ansambli “Çeta e Profetëve”nga Kruma për të vazhduar më rapsodin, Besim Muhadri, SHKA “Deçani”, “Minatori i Ri” Kishnicë, AKV “ Mati” Burrel, SHKA “Duflla” Raqë- Saraj, grupi rapsodik i nxënësve të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi”- Nashec, AKV “ Drenica, SHKA “Kemajl Azizi” – Viti dhe në fund AKV “Përparim Topçini” – Peshkopi.

Mbrëmjen e dytë do të prezantohen ansamble e grupe tjera.

Asnjë koment

Comments are closed.