22-11-2024

Nisin hetimet për 6 vdekjet e dyshimta në QKUK

Arkivol me kufoma mëngjesin e hershëm të së dielës, u nxorën nga Infektiva. Të gjitha këto viktima, ishin konfirmuar pozitiv me virusin korona.

Kjo situatë, mobilizoi Policinë e Kosovës e Prokurorinë, të cilët u drejtuan menjeherë tek Klinika Infektive.

Por numri i saktë i vdekjeve, nuk u konfirmua deri në orët e vona të së dieles nga institucionet përkatëse.

E njëjta u mor vesh kur IKSHPK publikoi se numri i vdekjeve ka shkuar në 75, e që ishin 9 vdekje brenda 24 orëve.

Megjithatë, një ditë pasi ndodhi e gjithë kjo Policia konfirmoi nisjen e hetimeve për 6 vdekje të dyshimta.

Dyshimet për shkakun e vdekjes së pacientëve me Covid-19 , besohet se u  ngritën për shkak se vdekjet ndodhën brenda një harku të shkurtër kohor.

Në mesine  viktimave nga virusi korona ishte edhe një 70 vjeçar.

Arbnore Kryeziu Rama ka treguar për T7 se kur babai i saj 70 vjeçar vdiq në QKUK, me të ka qenë vëllai i saj.

Sipas saj, vëllai I ka lajmëruar ata për vdekjen e babait, derisa orët e para të së dielës kishin shkuar të merrnin kufomën, por aty hasën në probleme.

E kjo ishte arsyeja që ngjalli dyshime tek familjarët, ani pse babai i tyre kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

E për vdekjet e dyshimta si dhe situatën e rëndë me pandeminë nëpër të cilën po kalon vendi, janë shprehur të shqetësuar edhe Shoqata për Mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Përfaqësuesi i kësaj të fundit, ka thënë se në takimet që janë mbajtur nga komiteti për menaxhimin e shëndetësisë, nuk kanë qenë të ftuar.

Kodra ka treguar se ka pasur pacientë që janë ankuar për shërbimet në klinkat e QKUK-së.

Për 48 në Kosovë, 17 persona gjetën vdekjen si pasojë e virusit corona, pjesa më e madhe e të cilëve, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese./Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.