25-11-2024

Nisin punimet në aeroportin e Kukësit, parashihen rreth 300 mijë pasagjerë vitin e parë (VIDEO)

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar në Kukës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili nëpërmjet llogarisë së tij në ‘facebook’ tha se parashikohet që aeroporti të tërheqë rreth 300 mijë pasagjerë vitin e parë, për të arritur në vite në 1 milion pasagjerë.

“Me këtë rast pritet të krijohen rreth 12 mijë vende pune në zonë si rezultat i aktivitetit të gjerë ekonomik që sjell aeroporti në jetën e një zone”, ka shkruar ai, derisa ngjarjen e ka transmetuar edhe “live”

Asnjë koment

Comments are closed.