23-11-2024

NISMA: Keqpërdorime me përfituesit për ndërtimin e shtëpive në Prizren

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren, të hënën, ka akuzuar koalicionin qeverisës lokal për qeverisje kaotike.

Kjo parti që deri në fund të muajit gusht ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës ka theksuar se ka keqpërdorime edhe në Drejtorinë për Punë e Mirëqenies Sociale.

NISMA akuzuar se në këtë dikaster lokal po manipulohet me përfituesit e mjeteve për ndërtimin e shtëpive, për të shkuar edhe më tej me akuza se materiali ndërtimor po përfundon edhe në shtëpinë e drejtorit të DPMS-së.

Ky i fundit ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e NS-së, duke pohuar se procesi i përzgjedhjes së përfituesve për ndërtimin e shtëpive është tërësisht transparent. Ndërkohë akuzat tjera i ka quajtur personale dhe nuk ka pranuar t’i komentojë ato me arsyetimin se janë krejtësisht të pabaza.

Në komunikatën e NS-së, ndër të tjera, theksohet se papërgjegjësia dhe shkeljet e mëdha ligjore dhe keqpërdorimet me mjete financiare janë evidente në Drejtorinë e Mirëqenies Social./Koha Ditore/

Asnjë koment

Comments are closed.