23-11-2024

Nisma në Prizren e quan të dështuar qeverisjen e Haskukës

Nisma Socialdemokrate – Dega në Prizren në një postim në faqen zyrtare në facebook shpreh shqetësimet e saj lidhur me kaosin që ka perfshirë qeverisjen lokale në qytetin tonë.

Në këtë komunikatë thuhet se Vetëvendosje së bashku me disa satelitë të vegjël dhe njerëz pa adresë në qeverinë e Prizrenit, në krye me njeriun e dështuar z.Haskuka dhe shumë hajdutë e komisarë politik të dërguar nga qendra e tyre në Prishtinë, e kanë katandisur Prizrenin si asnjëherë më parë që nga paslufta.

Postimi i plotë:

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren shpreh shqetësimet e saj lidhur me kaosin që ka perfshirë qeverisjen lokale në qytetin tonë.

Vetëvendosje së bashku me disa satelitë të vegjël dhe njerëz pa adresë në qeverinë e Prizrenit, në krye me njeriun e dështuar z.Haskuka dhe shumë hajdutë e komisarë politik të dërguar nga qendra e tyre në Prishtinë, e kanë katandisur Prizrenin si asnjëherë më parë që nga paslufta.

Korrupsioni në shkallën më të lartë, manipulimi me tenderë, ndërtimet pa leje dhe mbindërtimet duke përfshirë edhe zonën historike, keqpërdorimet me ndihma në kohë pandemie dhe gjëra të ngjajshme kanë bërë që qytetarët e Prizrenit të ndihen të turpëruar për gjendjen e rëndë në keq’qeverisjen e VV-së në Prizren!

Tendenca e ditëve të fundit për të bërë ndryshime kozmetike në qeverisjen lokale në Prizren është tendencë për t’i fshehur vjedhjet dhe hajninë e VV-së dhe Haskukës, të cilat janë duke u hetuar nga organet e Policisë dhe Prokurorisë, apo edhe për t’i dhënë alibi vetes dhe për të mashtruar qytetarin nesër se ne i kemi larguar ata të cilët kanë vjedhur!

NISMA në Prizren është e bindur se kusarët që po e plaçkitin paranë publike do të përfundojnë aty ku e kanë vendin, hanjdutëve njeherë e përgjithmonë t’i bëhet me dije se në Prizren dhe kudo në Kosovë do të mbizotrojë ligji e rendi, poashtu duhet ta kenë parasysh se ky vend ka dinjitet dhe duhet t’i kthehet shpresa për një jetë më të mirë, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim të Nismës në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.